Në aktivitetet e ndryshme brenda e jashtë vendit, kreu i shtetit i Kinës Xi Jinping ka kujtuar disa herë vendet ku ka jetuar dhe punuar me nostalgji dhe dashuri.
Xi Jinping kthehet në Liangjiahe, 2015(Foto:Xinhua)
Në shtatorin e vitit 2013, gjatë vizitës në Kazakistan, në fjalimin, ku paraqiti për herë të parë nismën për ndërtimin e përbashkët të Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit, ai përshkroi vendlindjen e tij, provincën Shaanxi, që ndodhet pikënisjen e Rrugës së lashtë të Mëndafshit.
Nga fundi i viteve ’60 të shekullit të kaluar, Xi kaloi shtatë vjet në Liangjiahe të provincës Shaanxi. Atje ai flinte në të ashtuquajturat shtëpi-shpella, mbante bagëtitë dhe bënte punë të tjera bujqësore si të gjithë bujqit e blegtorët e tjerë. Më shumë se 30 vjet pas largimit prej andej, në vitin 2015, Xi Jinping-u u rikthye me plot dhurata për Vitin të Ri, dhe bëri vizitë nëpër familjet që e kishin ndihmuar gjatë kohës së qëndrimit në Liangjiahe. Ai ndihet krenar për punën e jetën atje dhe i tregoi për këtë edhe një familjeje nga Kosta-Rika gjatë vizitës që bëri në këtë vend.
Vizita në Kosta Rika(Foto:Xinhua)
Jo vetëm për Shaanxi-në, por edhe për provincat Hebei, Fujian e Zhejiang apo qytetet Shangai e Pekin, kudo ku ka punuar me zell e përkushtim në karrierën e tij dhjetëravjeçare, kreu i shtetit i Kinës ndjen nostalgji dhe flet shpesh për to në fjalimet dhe bisedat e tij.