Në Kinë, Festa e Mesvjeshtës, që bie më 15 gusht sipas kalendarit bujqësor, është një festë tradicionale për ribashkimin familjar. Me këtë rast, njerëzit, pavarësisht sa larg gjenden, përpiqen të kthehen dhe të bashkohen me familjen. Për ata që nuk mund të shkojnë, malli mund të “hiqet” nëpërmjet shijimit të kekut të hënës në formë të rrumbullakët.
Presidenti kinez Xi Jinping përcjell urime në festë(Foto:CMG)
Me këtë rast, si edhe në festa të tjera, pavarësisht sa i lartë ka qenë posti që ka mbajtur, Xi Jinping-u gjithmonë ka përcjellë urimet e tij në mënyra të ndryshme.
Foto:CMG
Në vitin 1986 Xi punonte si drejtues në qytetin Xiamen të Kinës Juglindore. Një ditë para Festës së Mesvjeshtës, duke ngarë një biçikletë dhe duke mbajtur dy kuti me kekë hëne, Xi shkoi në universitetin e këtij qyteti për ta kremtuar festën me studentët e për t’i bërë ata të ndienin ngrohtësinë e shtëpisë. Ndërsa në vitin 2015, tashmë si president i Kinës, në një pritje me kinezo-amerikanët në Siatëll të Shteteve të Bashkuara, duke shprehur urime për festën, ai tha: “Ne kemi ardhur këtë herë në Shtetet e Bashkuara për t’ju sjellë disa kekë hëne nga vendlindja, të cilat shprehin ndjenjat e popullit të atdheut tonë.”