Presidenti kinez Xi Jinping i inkurajoi fëmijët e dëshmorëve nga organet e sigurisë publike të ngrenë aftësitë e tyre për të ndërtuar një Kinë paqësore në një nivel më të lartë dhe për të dhënë më shumë kontribut për forcimin e vendit dhe realizimin e rilindjes kombëtare.
Policë kinezë vizitojnë varreza të dëshmorëve të rënë në detyrë (Foto:VCG)
Xi i tha këto në një letër përgjigjeje dërguar të enjten tetë studentëve nga Universiteti i Sigurisë Publike i Kinës, të cilët janë fëmijë të heronjve të sistemit të sigurisë publike të rënë në detyrë.
Në letrën e tij të përgjigjes, presidenti Xi shprehu pritshmëritë e tij të larta për studentët dhe përcolli urime për familjet e tyre me rastin e Festës së Mesvjeshtës dhe Ditës Kombëtare.
Që nga krijimi i Republikës Popullore të Kinës në vitin 1949, mbi 17 000 punonjës të sigurisë publike në mbarë vendin kanë sakrifikuar jetën e tyre në detyrë, dhe më shumë se 3 700 prej tyre janë shpallur dëshmorë.
Presidenti Xi Jinping-u është takuar shumë herë me përfaqësues të sistemit të sigurisë publike, duke bërë thirrje për promovimin e shpirtit të punonjësve shembullorë të këtij sistemi dhe për të treguar kujdes për familjet e të rënëve në detyrë.
Kohët e fundit, tetë fëmijë të dëshmorëve që studiojnë në Universitetin e Sigurisë Publike të Kinës i shkruan një letër presidentit Xi, ku i treguan mbi gjendjen e mësimit e stërvitjes së tyre në shkollë dhe shprehën vendosmërinë për të trashëguar frymën e etërve të tyre dhe për të kontribuuar në mbrojtjen e paqes dhe të sigurisë në Kinë.