CMG: Lojërat Aziatike “inteligjente” janë një dritare për të vëzhguar modernizimin e Kinës
2023-09-29 12:55:30

Foto:VCG

Pishtari digjital në ceremoninë e hapjes së Lojërave Aziatike në Hangzhou(Foto:VCG)

"Inteligjente - kjo është përshtypja unanime e publikut për Lojërat e 19-ta Aziatike që po zhvillohen në Hangzhou të Kinës Lindore," komentoi së fundmi gazetari indian Jasprit Sahni në një artikull të publikuar në uebsajtin e “The Times of India”. Pishtari digjital në ceremoninë e hapjes, autobusi inteligjent AR pa drejtues, platforma e shërbimit digjital të shikimit të ndeshjeve, "ekipe të robotëve" për shërbime... me ndihmën e teknologjisë 5G, internetit të gjërave dhe të dhënave të mëdha, zinxhirit të blloqeve, inteligjencës artificiale dhe teknologjive të tjera, Lojërat e 19-ta Aziatike janë plot elemente të teknologjisë së lartë, duke shkaktuar diskutime të nxehta në median ndërkombëtare. Analistët komentojnë se Lojërat Aziatike të Hangzhou-t nuk janë vetëm një veprimtari sportive, por edhe një tribunë për të parë zhvillimin teknologjisë digjitale të Kinës, thuhet në një koment të CMG-së.

Foto:VCG

Fishekzjarrë elektronikë në ceremoninë e hapjes(Foto:VCG)

Të gjitha këto vijnë nga arritjet e Kinës në fushën e risive. Hangzhou njihet si "Qyteti Digjital" i Kinës. Provinca Zhejiang, ku ndodhet ai, është një pioniere në ndërtimin e modernizimit të stilit kinez dhe po krijon pika të reja rritjeje të bazuara mbi inovacion. Nga ky aspekt, Lojërat Aziatike “inteligjente” janë edhe një dritare për të vëzhguar modernizimin e Kinës, vijon komenti.

Risia është forca nr. 1 e zhvillimit të modernizimit të Kinës. Raporti "Treguesi Global i Inovacionit 2023" i publikuar nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale të mërkurën, tregon se Kina renditet në vendin e 12-të dhe është e vetmja ekonomi me të ardhura mesatare ndër 30 vendet e para të listës.

Organizimi “i gjelbër” i  Lojërave  Aziatike “inteligjente” mishëron faktin që modernizimi i tipit kinez po ndjek një rrugë të bashkëjetesës harmonike midis njeriut dhe natyrës. Nga shpërndarja e 621 milion kilovatorëve energji elektrike të pastër nga rajone të tjera, ndërtimi i mijëra stacioneve dhe shtyllave të ngarkimit të baterive të automjeteve elektrike, deri në ndezjen e fishekzjarrëve elektronikë në ceremoninë e hapjes, kursimin e 180 000 tonëve ujë në vit në pishinën e Qendrës Sportive Olimpike dhe konvertimin e minierave të braktisura në një vend konkurrimi për ngjitjen e shkëmbinjve, Lojërat Aziatike të Hangzhou-t pasqyrojnë konceptin e zhvillimit të gjelbër të modernizimit kinez dhe idenë filozofike të qytetërimit kinez për ndërlidhshmërinë midis natyrës dhe të njeriut, e mbyll komentin e vet CMG.

Rrugë "inteligjente" në Hangzhou(Foto:VCG)

Rrugë "inteligjente" në Hangzhou(Foto:VCG)