Vëllimi i mallrave në rrugë ujore në Kinë u rrit me 8 për qind në janar-gusht
2023-09-29 15:46:47
Transporti i mallrave në rrugë ujore në Kinë shënoi një rritje të qëndrueshëm në tetë muajt e parë të këtij viti, me vëllimin total të mallrave që u rrit me 8 për qind në bazë vjetore, citon “Xinhua” të dhënat zyrtare.
Foto:VCG
Gjithsej 6.02 miliardë tonë mallra u transportuan përmes rrugëve ujore në vend gjatë kësaj periudhe, sipas Ministrisë së Transporteve.
Vetëm në gusht, rrugët ujore të Kinës trajtuan 811.51 milionë tonë ngarkesë, zbuluan të dhënat.
Gjatë periudhës janar-gusht, provinca Heilongjiang e Kinës Verilindore udhëhoqi zgjerimin midis rajoneve të nivelit provincial, duke shënuar rritje në bazë vjetore prej 35.2 për qind. Ajo u pasua nga provincat Liaoning dhe Shaanxi. (Elona)
Lajmet Kryesore