Kina do të zgjasë mbështetjen për ndërmarrjet
2023-09-28 16:32:17

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kina do të zgjerojë disa politika preferenciale të taksave dhe tarifave për të vazhduar lehtësimin e barrës mbi ndërmarrjet dhe për të mbështetur zhvillimin e bizneseve.

Ministria e Financave bëri të ditur të mërkurën se do të vazhdojë të përjashtojë tarifat e regjistrimit për disa ilaçe dhe pajisje mjekësore për parandalimin e epidemisë midis 1 janarit 2024 dhe 31 dhjetorit 2027, citon “Xinhua”.

Sipas ministrisë, politikat preferenciale për furnizuesit e ngrohjes do të vazhdojnë deri në vitin 2027 dhe politikat favorizuese për kompanitë botuese deri më 31 dhjetor 2027.

Vendi zgjeroi shkurtimet e taksave për të rritur vitalitetin e tregut në tetë muajt e parë të vitit. Të dhënat nga ministria tregojnë se të ardhurat tatimore të Kinës arritën në rreth 11.32 trilionë juanë (rreth 1.58 trilionë dollarë amerikanë) gjatë periudhës janar-gusht, me një rënie prej 12.6 për qind në bazë vjetore. (Elona)