Kina, e dyta në botë për sa i përket njësive të energjisë bërthamore në funksionim ose në ndërtim
2023-09-28 15:16:19

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kina renditet e dyta në botë për numrin më të madh të njësive të energjisë bërthamore në funksionim ose në ndërtim, njoftoi Shoqata e Energjisë Bërthamore të Kinës, citon “Xinhua”.

Kina ka 55 njësi të energjisë bërthamore në veprim me një kapacitet të instaluar të kombinuar prej 57 GW dhe 24 njësi në ndërtim me një kapacitet total të instaluar prej 27.8 GW, tha Wang Binghua, zyrtar i shoqatës, në një takim në Shenzhen, në Kinën jugore.

Kina kontinentale ka miratuar 21 njësi të reja të energjisë bërthamore që nga viti 2021, tha Wang, duke shtuar se gjashtë deri në tetë njësi të energjisë bërthamore pritet të marrin dritën jeshile çdo vit brenda të ardhmes së parashikueshme.

Energjia bërthamore pritet të kontribuojë me rreth 10 për qind të prodhimit të energjisë në Kinë deri në vitin 2035 dhe përqindja pritet të rritet në 18 për qind deri në vitin 2060, me një kapacitet total gjenerues prej 400 GW, tha Wang.  (Elona)