Zbulimi i kulturës tradicionale, Galaja e Festës së Mesvjeshtës e CMG-së për vitin 2023
2023-09-28 18:27:47
Në orën 20 të 29 shtatorit, do të shfaqet Galaja e Festës së Mesvjeshtës e CMG-së për vitin 2023, e organizuar në qytetin Yibin të provincës Sichuan, i quajtur si "qyteti i parë i lumit Jance prej mbi 6 mijë kilometrash", ku qytetërimi i lumit Jance filloi dhe lulëzoi.
Në këtë mbrëmje artistike është krijuar skena tredimensionale, që paraqet në të gjitha anët bukurinë e "tre lumenjve dhe gjashtë brigjeve".
Projektimi artistik i skenës do të shfrytëzojë burimet ekologjike të "tre lumenjve dhe gjashtë brigjeve", duke realizuar regjistrimet në katër zona artistike.
Në këtë gala do të shfaqen pesë imazhe kulturore: "poezia, pijet alkoolike, hëna, uji, bambuja", të cilat do të integrojnë kulturën tradicionale dhe bukurinë moderne. (Xu Guang)
Lajmet Kryesore