Foto nga CFP
Kina pritet të regjistrojë mesatarisht 1.58 milionë udhëtime ditore pasagjerësh në hyrje dhe në dalje gjatë Festës së ardhshme të Mesvjeshtës dhe festës së Ditës Kombëtare, një rritje afërsisht 3-fish në bazë vjetore, sipas parashikimit të Administratës Kombëtare të Emigracionit. Flukset e pasagjerëve në aeroportet kryesore pritet të kenë rritje të qëndrueshme, shkruan “Xinhua”.
Udhëtimet hyrëse dhe dalëse në Aeroportin Ndërkombëtar të Pekinit, Aeroportin Ndërkombëtar Pudong të Shangait dhe Aeroportin Ndërkombëtar Guangzhou Baiyun pritet të shohin një mesatare ditore prej respektivisht rreth 27.000, 70.000 dhe 38.000.
Lidhur me pasagjerët që udhëtojnë midis provincës Guangdong dhe Rajoneve të Posaçme Administrative të Hong Kongut dhe Makaos, portet e Gongbei, Luohu dhe Futian pritet të trajtojnë një mesatare ditore respektivisht prej rreth 320.000, 190.000 dhe 180.000 udhëtime.
Administrata u ka kërkuar agjencive të inspektimit kufitar në të gjithë vendin që të publikojnë informacionin në lidhje me flukset e pasagjerëve në kohën e duhur dhe të hapin kanale të mjaftueshme inspektimi për të garantuar funksionim të sigurt, të qetë dhe të rregullt në pikat e hyrjes.
Periudha e festave të Festivalit të Mesvjeshtës dhe Ditës Kombëtare, që do të zgjasë nga 29 shtatori deri më 6 tetor, është një sezon kulmor i udhëtimeve dhe turizmit në Kinë. (Elona)