Xi ngushëllon homologun italian për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Napolitano
2023-09-27 20:37:13

CFP

CFP

Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi të martën një mesazh homologut të vet italian Sergio Mattarella, ku shpreh ngushëllime të thella për ndarjen nga jeta të ish-presidentit italian Giorgio Napolitano, si edhe i dërgon ngushëllime të sinqerta familjes së tij.

Xi Jinping-u u shpreh në këtë mesazh se zoti Giorgio Napolitano është një politikan italian i respektuar gjerësisht. Ai bëri përpjekje afatgjata për miqësinë kino-italiane dhe për nxitjen e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit ndërmjet të dy vendeve, duke dhënë kontribut pozitiv edhe për paqen dhe zhvillimin botëror.

Kreu i shtetit i Kinës theksoi se ai i kushton vëmendje të madhe zhvillimit të marrëdhënieve kino-italiane dhe dëshiron të bëjë përpjekje të përbashkëta me presidentin Mattarella për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm dhe të shëndetshëm të marrëdhënieve të partneritetit të gjithanshëm strategjik kino-italian, duke sjellë përfitime për të dy vendet dhe popujt e tyre. (Xu Guang)