Foto nga VCG
Festivali i 10-të Ndërkombëtar i Filmit të Rrugës së Mëndafshit ka tërhequr rreth 500 filma nga 84 vende dhe rajone për të konkurruar për çmime.
Njëzet filma pjesëmarrës janë përzgjedhur në listën e ngushtë për 10 çmime, thanë organizatorët në ceremoninë e nisjes së festivalit në Fuzhou, kryeqendra e provincës Fujian të Kinës lindore, citon “Xinhua”.
Shfaqjet e filmave filluan të shtunën. Në axhendën e festivalit janë nëntë evente kryesore, duke përfshirë forume, një seancë ekspozite dhe përzgjedhjen e “Çmimeve të Arta të Rrugës së Mëndafshit”.
Më shumë se 200 filma janë planifikuar të shfaqen në Fujian dhe Xi'an, kryeqendra e provincës Shaanxi të Kinës veriperëndimore.
Vendndodhja e festivalit të filmit alternohet midis Xi'an dhe Fuzhou për të promovuar shkëmbimet e industrisë së filmit midis vendeve partnere të nismës “Një brez, një rrugë”. (Irma)