Të martën, në Muzeun Kombëtar të Arkeologjisë, Antropologjisë dhe Historisë të Perusë, u organizua ceremonia e çeljes e ekspozitës globale të CMG-së "Çfarë është qytetërimi". Mbi 100 të ftuar, si zyrtarë të qeverisë peruane, përfaqësues të ambasadës kineze në Peru e drejtues të mediave kryesore peruane, morën pjesë në këtë veprimtari.
Ekspozita organizohet bashkërisht nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG), ambasada kineze në Peru dhe Muzeu Kombëtar i Arkeologjisë, Antropologjisë dhe Historisë i Perusë.
Kryetari i CMG-së Shen Haixiong u shpreh se shoqëria njerëzore përballet me ndryshime si kurrë më parë në 100 vjetët e fundit. Populli kinez po përpiqet për të krijuar qytetërimin modern të kombit kinez dhe për të nxitur përparimin e ri në zhvillimin e qytetërimit njerëzor. Kjo ekspozitë do të kërkojë burimin e "qytetërimit kinez" 5000-vjeçar.
Zv.ministrja e Kulturës e Perusë Haydee Victoria Rosas Chávez u shpreh se reliktet historike janë rrënjët e kulturës së njerëzimit dhe procesi i njohjes reciproke të historisë së Perusë dhe Kinës është një kërkim i pasurisë shpirtërore. Ekspozita "Çfarë është qytetërimi" përdor metodat më të reja teknologjike për të shfaqur kulturën dhe historinë e lashtë kineze. Ky është integrim i traditës dhe risisë dhe i ofron popullit peruan një rast për njohjen e thellë të qytetërimit kinez. (Xu Guang)