Italia kritikon planet e Gjermanisë për të financuar organizatat bamirëse në ndihmë të emigrantëve
2023-09-26 14:49:07

Foto nga VCG

Plani i Gjermanisë për të financuar organizata bamirëse që ndihmojnë emigrantët në detin Mesdhe shkakton vështirësi për Italinë, deklaroi ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosseto, ndërsa vendi përpiqet të forcojë masat për të penguar hyrjen e emigrantëve të paligjshëm përmes rrugëve detare.

Sipas mediave italiane, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë tha të premten se vendi po zbatonte një program financiar parlamentar në mbështetje të ekipeve të shpëtimit në det dhe projekteve në terren, shkruan “Panorama”.

“Kemi marrë shumë aplikime për financime. Shqyrtimi i aplikimeve është përmbyllur në dy raste”, i tha zëdhënësi agjencisë së lajmeve “Reuters”, duke shtuar se shuma e financimit varionte nga 400-800 mijë euro për çdo projekt.

Ministri Crosseto deklaroi për “La Stampa”, se qeveria italiane është e angazhuar në luftën ndaj trafikuesve të qenieve njerëzore që sipas tij duhet të trajtohen si kriminelë ndërkombëtarë.

Të dhënat e fundit tregojnë se deri më tani rreth 132 mijë emigrantë kanë mbërritur me varka në Itali, krahasuar me 69 mijë në të njëjtën periudhë të 2022-shit.