“InvestEU”, projekt për centrale fotovoltaike në Spanjë, Itali dhe Portugali
2023-09-26 14:50:05

Foto nga VCG

Banka Evropiane e Investimeve ka miratuar financimin kornizë deri në 1.7 miliardë euro për të mbështetur ndërtimin e rreth 120 centraleve fotovoltaike në Spanjë, Itali dhe Portugali. Projekti mbështetet nga programi “InvestEU”, njofton “ATSH”.

Centralet fotovoltaike do të kenë një kapacitet total prej rreth 5.6 GW dhe do të prodhojnë rreth 9.29 TWh në vit. Centralet pritet të hyjnë në punë në fund të vitit 2028.

Ky operacion do të mbështesë arritjen e objektivave të politikës së BE-së sipas Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane dhe planit “REPowerEU” duke siguruar energji elektrike të barabartë me kërkesën mesatare vjetore të rreth 2.5 milionë familjeve dhe duke reduktuar emetimet e gazeve serrë me rreth 3 milionë tonë dyoksid karboni në vit. (Fatosi)