Ministri gjerman i Mbrojtjes zhvillon vizitë treditore në shtetet baltike
2023-09-26 11:12:58

Foto nga VCG

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, mbërriti të hënën në Letoni, në kuadër të një vizite treditore në shtetet baltike.

Pistorius dhe delegacioni i tij do të zhvillojnë bisedime për situatën e sigurisë dhe bashkëpunimin e mëtejshëm ushtarak me homologun e tij leton, vendi i të cilit është anëtar i NATO-s.

Delegacioni do të udhëtojë më pas në Estoni, ku do të zhvillohet Konferenca Vjetore e Baltikut për Mbrojtjen (ABCD).

Gjermania ka zgjeruar ndjeshëm angazhimin e saj ushtarak në shtetet baltike pas nisjes së konfliktit ruso-ukrainas.

Gjermania ka intensifikuar bashkëpunimin me Lituaninë, ku qeveria gjermane po planifikon të vendosë një brigadë të gatshme luftarake të Bundeswehr-it, në të ardhmen. (Fatosi)