Pikturat e fushës festojnë korrjet në Jilin
2023-09-25 16:11:33
Foto nga VCG
Fermerët në provincën Jilin të Kinës verilindore, një nga zonat kryesore të prodhimit të orizit, kremtuan Festivalin e gjashtë të të Korrave të fermerëve kinezë, duke pritur një korrje të shpejtë, shkruan “China Daily”.
Në një shkrirje magjepsëse të bujqësisë dhe artit, fushat lokale me orizin janë shndërruar në piktura të gjalla.
Peshq, dreri, panda dhe shumë kafshë të tjera janë paraqitur në këto piktura, duke shprehur besimin për një prodhim të begatë.
Vitet e fundit, shumë zona rurale në Kinë po përmirësojnë peizazhet e tyre bujqësore për të joshur më shumë turistë, si pjesë e përpjekjeve për të nxitur turizmin rural dhe për të promovuar rigjallërimin rural. (Fatosi)
Lajmet Kryesore