Foto nga VCG
Administrata Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave në Kinë njoftoi se nisi zyrtarisht një përpjekje kundër shkretëtirëzimit në skajin e rajonit të Korridorit Hexi-Shkretëtirën Taklimakan që mbulon Kinën veriore dhe veriperëndimore, shkruan “CGTN”.
Kjo nismë do të përqendrohet në zonat burimore dhe shtigjet e erës, rërës dhe pluhurit, me gjithsej 14 projekte kyçe që do të zbatohen në zona të rëndësishme, të tilla si vendet e rrënuara nga flukset e rërës, si pjesë e përpjekjeve për të luftuar shkretëtirëzimin.
Zona e synuar përfshin 60 regjimente dhe ferma regjimentale në Korpusin e Prodhimit dhe Ndërtimit Xinjiang, si dhe 82 qarqe të shpërndara në katër provinca dhe rajone, duke përfshirë provincën Gansu dhe Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme. (Fatosi)