Foto nga VCG
Një sondazh i realizuar së fundi zbuloi se votuesit britanikë janë kryesisht pesimistë në lidhje me shpresat e Mbretërisë së Bashkuar për të arritur emetimet neto zero, raportoi “The Times”, citon “Xinhua”.
Kryeministri Rishi Sunak njoftoi një sërë lehtësimesh të politikave kryesore të klimës këtë javë, duke përfshirë vonimin e ndalimit të shitjes së makinave të reja me benzinë dhe naftë nga viti 2030 në 2035.
Shumë nga vendimet e Sunak janë të njohura, por britanikët janë skeptikë për arsyet që qëndrojnë pas tyre, shkruan gazeta britanike.
“Britania është e ndarë në mënyrë të barabartë në vendimin e Sunak për të lehtësuar një sërë masash neto zero me arsyetimin se ato ishin shumë të kushtueshme, me 36 për qind të anketuesve që e mbështesin dhe 35 për qind që e kundërshtuan”,- thuhet në raport, duke cituar një sondazh të “YouGov” për “The Times”.
Sunak këmbëngul se Britania mund të përmbushte ende objektivat e saj klimaterike dhe ajo që ai po bënte është të ulte kostot e bërjes së tranzicionit. Megjithatë, vetëm 18 për qind e të anketuarve ranë dakord që Britania do të arrinte ende zero neto emetime pas ndryshimeve të Sunak, sipas raportit.
“34 për qind e të pyeturve mendojnë se Britania tani ka më pak gjasa të arrijë objektivin e saj të vitit 2050 dhe 32 për qind thanë se do të humbiste gjithsesi”,- shkruan “The Times”.
Sipas raportit, rreth 34 për qind e të anketuarve menduan se ndryshimet ishin bërë për të krijuar vija politike ndarëse me laburistët, ndërsa 37 për qind thanë se kjo ndodh sepse politikat e mëparshme nuk ishin praktikisht të arritshme. (Irma)