Foto nga VCG
Kryetari i shtetit kinez Xi Jinping ka theksuar rëndësinë e zhvillimit me cilësi të lartë në nxitjen e industrializimit të ri për të hedhur një themel të fortë material dhe teknologjik për modernizimin e Kinës.
Foto nga VCG
Xi i tha këto në një instruksion për shtyrjen përpara të industrializimit të ri të Kinës. Sipas tij, realizimi i industrializimit të ri është një detyrë kryesore në ecjen e Kinës drejt modernizimit kinez, duke ndërtuar një vend më të fortë dhe çuar përpara ripërtëritjen kombëtare në epokën e re.
Foto nga VCG
Për të hedhur një themel të fortë material dhe teknologjik për modernizimin kinez, Xi apeloi për përpjekje në përshtatjen dhe udhëheqjen e raundit të ri të revolucionit shkencor e teknologjik dhe transformimit industrial, duke kërkuar zhvillim me cilësi të lartë në promovimin e industrializimit të ri dhe për të integruar ndërtimin e një fuqie prodhuese me zhvillim të ekonomisë digjitale dhe informatizimit industrial.
Porositë nga kryetari Xi u lexuan në një mbledhje kombëtare mbi nxitjen e industrializimit të ri, që u mbajt nga e premtja deri të shtunën në Pekin.