Foto nga VCG
Kina po ndërmerr hapa për të rritur konsumin përpara festës së ardhshme kombëtare tetëditore, njoftoi Ministria e Tregtisë.
Festa e Ditës Kombëtare dhe e Festivalit të Mesvjeshtës, e cila do të zgjasë nga 29 shtatori deri më 6 tetor, është tradicionalisht një sezon kulmi për konsum.
Foto nga VCG
Për të aktivizuar tregun e konsumit, ministria do të nisë një gamë të gjerë aktivitetesh promovuese dhe do të rinovojë skenarët e konsumit, tha zëdhënësi i ministrisë, He Yadong, në një konferencë shtypi, citon “Xinhua”.
Foto nga VCG
Sipas tij, Kina do të zbatojë plotësisht politikat ekzistuese në nxitjen e konsumit dhe po planifikon të publikojë një sërë masash për të mbështetur tregun pasardhës të automjeteve dhe fusha të tjera kyçe.
Ai theksoi se ministria do të promovojë edhe zhvillimin e shëndoshë të formave dhe modeleve të reja të shpenzimeve konsumatore. (Irma)