Punëtorët grekë në grevë kundër ndryshimeve të planifikuara të Ligjit të Punës
2023-09-23 12:22:37

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Mijëra nëpunës civilë dhe punonjës të sektorit privat në të gjithë Greqinë zhvilluan një greve njëditore dhe një marshim, në shenjë proteste ndaj një drafti të paraqitur në Parlament nga qeveria për ndryshime në Ligjin e Punës.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sindikata e sektorit publik “ADEDY” dhe sindikatat e tjera të punëtorëve bënë thirrje për grevën 24-orëshe, duke kërkuar tërheqjen e projektligjit.

Në njoftimet e tyre për shtyp, ata argumentuan se drafti minon të drejtat themelore të punëtorëve, shkruan “Xinhua”.

Sipas qeverisë, kjo do të ndihmojë në trajtimin e problemit të punës së padeklaruar dhe do t'i lejojë punëtorët të rrisin të ardhurat e tyre.

Ndër dispozitat e tjera, projektligji përcakton kushtet që punonjësit me kohë të plotë të gjejnë një vend pune të dytë për sa kohë që orët totale ditore të punës nuk i kalojnë 13 orë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ai parashikon gjoba të rrepta për punëdhënësit që nuk deklarojnë siç duhet orarin e punës së punonjësve. Gjithashtu, vendos kushtet për një javë pune 6-ditore dhe parashikon gjoba për grevistët që pengojnë punonjësit e tjerë në punë. Ky është mobilizimi i parë i madh i punonjësve qëkur konservatorët u rizgjodhën në detyrë në verë dhe siguruan shumicën parlamentare. (Irma)