Tianjin pati rritje të tregtisë elektronike ndërkufitare në janar-gusht
2023-09-23 12:11:14

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Qyteti port i Kinës veriore Tianjin raportoi një rritje në bazë vjetore prej 1.8 për qind të tregtisë elektronike ndërkufitare në tetë muajt e parë të vitit, citon “Xinhua” të dhënat nga Zyra komunale e Tregtisë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Vëllimi i përgjithshëm arriti në mbi 8.64 miliardë juanë (rreth 1.2 miliardë dollarë amerikanë) në periudhën janar-gusht.

Gjatë kësaj periudhe, importet u rritën me 5.31 për qind në bazë vjetore në rreth 2.62 miliardë juanë dhe eksportet arritën në afro 6.03 miliardë juanë, 0.3 për qind më shumë në bazë vjetore.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Qyteti zotohet të përmirësojë mjedisin e biznesit, të promovojë zhvillimin e integruar të formave të reja të tregtisë së jashtme dhe të përshpejtojë transformimin dhe ristrukturimin industrial për të lehtësuar ndërtimin e zonës pilot të tregtisë elektronike ndërkufitare. (Irma)