Foto nga VCG
Zonat e Tregtisë së Lirë (FTZ) janë bërë nismëtare për hapjen e rrugës për reformën dhe hapjen e Kinës, dekloi Guo Tingting, zëvendësministër i Tregtisë, citon “Xinhua”.
Që nga krijimi i Zonës së parë pilot të Tregtisë së Lirë në Shangai në vitin 2013, Kina ka pasur 21 të tilla në mbarë vendin.
Sipas tij, në këto zona ka pasur deri në 302 risi institucionale dhe janë promovuar në mbarë vendin.
“Në dekadën e fundit, këto zona kanë kontribuar në 18 për qind të investimeve të huaja të vendit dhe vëllimit të tregtisë së jashtme me më pak se katër të mijtat e sipërfaqes së vendit”,- tha Guo.
Foto nga VCG
Në të ardhmen, sipas tij, FTZ-të pilot do të harmonizojnë më tej politikat e tyre me rregullat ekonomike dhe tregtare ndërkombëtare të standardeve të larta, do të promovojnë hapjen institucionale dhe do të përmirësojnë aksesin në treg.
Foto nga VCG
Gjithashtu, në FTZ-të pilot do të bëhen përpjekje për të forcuar integrimin e reformave në fusha të ndryshme dhe për të eksploruar mënyra për të ndërtuar grupime industriale moderne me karakteristikat e tyre, tha Guo. (Irma)