Kinë - 327 kompani të transportit online aktive deri në fund të gushtit
2023-09-23 12:08:09

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina kishte 327 kompani të transportit online deri në fund të gushtit, pesë më shumë se një muaj më parë, tregojnë të dhënat nga Ministria e Transportit.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Deri në fund të muajit të kaluar, më shumë se 2.57 milionë certifikata zyrtare të automjeteve dhe gati 6.06 milionë patenta shoferi u lëshuan në vend, me një rritje në bazë mujore përkatësisht me 2.7 për qind dhe 1.4 për qind, sipas ministrisë, citon “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në gusht, njerëzit në Kinë rezervuan rreth 824 milionë udhëtime me makinë në internet, 0.5 për qind më shumë se një muaj më parë.

Në vitin 2022, rezervimet në internet përbënin afërsisht 40.5 për qind të të gjitha udhëtimeve të shërbimit taksi, një rritje prej 6.4 pikë përqindje nga viti 2021. (Irma)