CFP
Provinca Anhui e Kinës lindore do të sigurojë furnizimin me energji elektrike të gjelbër për Konventën Botërore të Prodhimit 2023, duke shënuar herën e parë që Anhui ka realizuar furnizimin me energji të gjelbër gjatë gjithë procesit të një eventi në shkallë të gjerë, shkruan “Xinhua”.
Energjia e gjelbër i referohet energjisë elektrike me zero ose afër zero të emetimeve të dyoksidit të karbonit në procesin e saj të prodhimit dhe rrjedh kryesisht nga burimet e rinovueshme të energjisë si energjia diellore dhe e erës.
Deri në fund të gushtit, kapaciteti i instaluar i energjisë së re në Anhui arriti në 39.07 milionë kilovat, ndërsa prodhimi më i lartë ditor i energjisë së re në krahinë këtë vit arriti në 19.9 milionë kilovat, një rekord i ri i lartë.
CFP
Energjia e gjelbër për Konferencën e Prodhimit furnizohet nga energjia e pastër, duke përfshirë energjinë fotovoltaike dhe të erës. Të gjitha vendet e ngjarjes përdorin energjinë e gjelbër të transaktuar nëpërmjet mekanizmit të tregtimit të energjisë elektrike të gjelbër.
Konsumi total i energjisë elektrike i ngjarjes vlerësohet të jetë rreth 240.000 kWh, e barabartë me një reduktim prej 166.000 kg në emetimet e dyoksidit të karbonit falë energjisë së pastër, tha Cheng Zheng nga kompania ndërkombëtare e menaxhimit të ekspozitave “Hefei Zhengwen”, e cila është përgjegjëse për logjistikën mbështetës të eventit.
Konventa Botërore e Prodhimit 2023 filloi të mërkurën në Hefei, kryeqendra e provincës. Duke mbuluar një sipërfaqe prej 80.000 metrash katrorë, ngjarja pesëditore do të nxjerrë në pah prodhimin e zgjuar. (Irma)
CFP