Kina aktivizon reagimin emergjent ndaj përmbytjeve
2023-09-22 11:47:47

CFP

CFP

Ministria kineze e Burimeve Ujore aktivizoi një përgjigje emergjente të nivelit IV ndaj përmbytjeve në tre provinca, ndërsa lumi Huaihe rrezikohet nga përmbytjet.

Sipas ministrisë, provincat janë Jiangsu dhe Anhui në Kinës lindore, si dhe Henan në Kinën qendrore.

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, niveli i ujit në stacionin hidrologjik Wangjiaba në rrjedhën e sipërme të lumit Huaihe parashikohet të rritet në nivel alarmant, shkruan “Xinhua”.

CFP

CFP

Ministria bëri të ditur se në rrjedhën e sipërme të lumit pritet të ketë reshje të dobëta deri në mesatare në tre ditët e ardhshme.

Ministria u ka kërkuar autoriteteve vendore në të tre provincat që të sigurojnë monitorimin dhe parashikimin në kohë, të përdorin siç duhet projektet e ruajtjes së ujit dhe të intensifikojnë patrullimin e zonave të rrezikuara.

Ministria ka dërguar gjithashtu ekipe pune në Anhui dhe Henan për të dhënë udhëzime për parandalimin e përmbytjeve.

CFP

CFP

Kina ka një sistem reagimi emergjent me katër nivele të kontrollit të përmbytjeve, ku niveli I është përgjigjja më e ashpër. (Irma)

CFP

CFP