Kina publikon katalogun e dytë të sëmundjeve të rralla
2023-09-21 12:13:30
Foto nga VCG
Autoritetet shëndetësore kineze kanë përpiluar së fundmi katalogun e dytë të sëmundjeve të rralla të vendit, njoftoi të mërkurën Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë.
Ai përmban 86 sëmundje të rralla të 17 specialiteteve mjekësore, përfshirë hematologjinë, dermatologjinë dhe pediatrinë, citon “Xinhua”. Me publikimin e tij, katalogët kinezë të sëmundjeve të rralla tani regjistrojnë 207 sëmundje.
Katalogu ofron një bazë ligjore për përmirësimin e menaxhimit të sëmundjeve të rralla, përmirësimin e trajtimit dhe mbrojtjen e të drejtave të pacientëve me sëmundje të rralla, tha Zhang Shuyang, president i Spitalit të Kolegjit Mjekësor të Pekinit. (Elona)
Lajmet Kryesore