OKB - Presidenti Erdogan: Turqia mbështet Azerbajxhanin për të ruajtur integritetin territorial
2023-09-21 10:39:49
Foto nga VCG
Turqia mbështet Azerbajxhanin në hapat e tij për të ruajtur integritetin e tij territorial, deklaroi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
Ai tha se Nagorno- Karabaku është territor i Azerbajxhanit dhe çdo status tjetër nuk do të pranohej kurrë, citon “ATSH”.
“Armenia duhet të përmbushë premtimet e saj, duke përfshirë hapjen e një korridori transporti në jug”,- tha Erdogan.
Udhëheqësi turk bëri thirrje gjithashtu për një zgjidhje të shpejtë të armiqësive aktuale midis Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Në vitin 2020, Turqia ndihmoi Azerbajxhanin me shumicë myslimane të rifitonte territoret që humbi me Armeninë në fillim të viteve 1990 në Nagorno-Karabak. (Elona)
Lajmet Kryesore