Varri i perandorit të lashtë gjendet në Shaanxi të Kinës
2023-09-20 17:14:44

CFP

CFP

Arkeologët në provincën Shaanxi të Kinës veriperëndimore kanë zbuluar varrin e perandorit themelues të dinastisë Zhou veriore (557-581),Yuwen Jue, në qytetin Xianyang, njoftoi Akademia lokale e Arkeologjisë, citon “Xinhua”.

Varri i tij ndodhet në fshatin Beihe, rrethi Weicheng, Xianyang.

Zona ka një shpërndarje të përqendruar të varreve të shkallës së lartë nga dinastitë veriore (439-581) deri në dinastitë Sui dhe Tang (581-907).

Varri, i cili ka pamje nga jugu, është një varr në shpellë me një dhomë me katër oborre në kalimin e pjerrët të tij. Gjatësia totale e varrit është 56.84 metra nga veriu në jug dhe fundi i varrit është 10 metra nën sipërfaqen aktuale.

CFP

CFP

Ky është një varr me përmasa mesatare nga dinastia Zhou veriore. Varri dikur ishte grabitur dhe deri tani janë zbuluar 146 objekte varrimi nga arkeologët, kryesisht objekte qeramike.

Bazuar në epitafin në anën lindore të hyrjes së varrit, arkeologët kanë konstatuar se varri i përket perandorit Yuwen Jue (542-557).

Zbulimi i varrit ka një rëndësi të madhe për kërkimin historik mbi perandorët e dinastisë veriore, tha Zhao Zhanrui, ndihmës studiues në akademi. (Elona)