Kina ka përparuar me zhvillimin e minierave inteligjente
2023-09-20 19:42:44

CFP

CFP

Kina ka përparuar me zhvillimin e minierave inteligjente mes përpjekjeve për të përmirësuar sigurinë e prodhimit, deklaroi gjatë një konference për shtyp zyrtari i Administratës Kombëtare të Sigurisë së Minierave, Sun Qingguo, citon “Xinhua”.

Sipas tij, vendi ka marrë një sërë masash për të nxitur zhvillimin e minierave inteligjente. Sun tha se ka 730 miniera qymyri në Kinë që janë të pajisura me mjete inteligjente pune.

Ai theksoi se Kina është zotuar të promovojë më tej zhvillimin e sektorit, me stimuj duke përfshirë rregulloret, standardet dhe mbështetjen e politikave të përmirësuara.

CFP

CFP

“Do të bëhen përpjekje për të inkurajuar universitetet, institutet kërkimore, minierat dhe ndërmarrjet e teknologjisë shkencore që të punojnë së bashku për të bërë kërkime dhe për të promovuar aplikimin e drejtimit pa pilot dhe teknologjive të reja të energjisë në minierat e hapura”,- tha ai. (Elona)