India mohon akuzat për përfshirje në vdekjen e qytetarit kanadez
2023-09-20 19:46:46

CFP

CFP

Tensionet diplomatike midis Kanadasë dhe Indisë u përshkallëzuan pasi Otava zyrtare akuzoi Nju Delhin zyrtar për përfshirje në vrasjen e dyshuar të një qytetari kanadez. Qeveria indiane e quajti akuzën absurde, përpara se të dëbonte një diplomat të lartë kanadez, shkruan “ATSH”.

Nijjar, një mbështetës i mirënjohur i një shteti të pavarur Sikh në territorin indian, shpesh i referuar si Lëvizja Khalistan, u vra në qershor jashtë një qendre kulturore sikh në qytetin kanadez të Surrey.

Ministria e Jashtme e Indisë bëri të ditur në një deklaratë se pretendimet se qeveria indiane ishte e përfshirë në çfarëdo akti dhune në Kanada janë absurde dhe të motivuara.

“Akuza të tilla të pabaza synojnë të largojnë vëmendjen nga terroristët dhe ekstremistët Khalistani, të cilëve u është ofruar strehim në Kanada dhe vazhdojnë të kërcënojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Indisë”, - thuhet në deklaratë.

“Mosveprimi i Kanadasë ishte një shqetësim i vazhdueshëm dhe i gjatë. Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Kanadasë që të ndërmarrë veprime ligjore, të shpejta dhe efektive kundër të gjithë elementëve antiindianë që veprojnë nga territori i saj”,- përfundon deklarata. (Elona)