Eksperti kinez bën thirrje për t'i kushtuar më shumë rëndësi lëshimit të ujit të ndotur bërthamor në det nga Japonia
2023-09-20 15:04:44

CFP

CFP

Mjedisi i përbashkët njerëzor është një e drejtë kolektive e njeriut dhe administrimi e trajtimi i lëndëve të rrezikshme nuk janë çështje private të një vendi, u shpreh të martën eksperti kinez Li Shouping në sesionin e 54-t të Këshillit të të Drejtave të Njeriut. Ai theksoi se qeveria japoneze shpërfilli dyshimet dhe kundërshtimet e ashpra të komunitetit ndërkombëtar dhe nisi në mënyrë të njëanshme lëshimin e ujit të ndotur nga aksidenti i centralit bërthamor të Fukushimës. Këto veprime i kalojnë rreziqet në tërë botën dhe e vazhdojnë dhimbjen edhe te brezat e tjerë, si edhe dëmtojnë të drejtat e shëndetit, të zhvillimit dhe të mjedisit të të gjithë njerëzimit.

Një raportues i Këshillit të Sigurimit tha se, sipas studimit, edhe nëse lëshohet ujë i ndotur me doza të ulëta të rrezatimit bërthamor, lëshimi i tij në vëllim të madh në det do të shkaktojë rezultate të paparashikuara për sistemin ekologjik.(Xu Guang)