CFP
Kapaciteti i instaluar i energjisë së erës dhe diellit në Kinë shënoi rritje në tetë muajt e parë të vitit, treguan të dhënat nga Administrata Kombëtare e Energjisë (NEA), citon “Xinhua”.
Deri në fund të gushtit, kapaciteti i instaluar i energjisë diellore në vend u rrit me 44.4 për qind në bazë vjetore në 510 milionë kilovat, ndërsa ai i energjisë së erës ishte rreth 400 milionë kilovat, që përfaqëson një rritje vjetore prej 14.8 për qind, sipas të dhënave.
Kapaciteti i instaluar i prodhimit të energjisë në vend arriti në rreth 2.76 miliardë kilovat deri në fund të muajit të kaluar, duke u rritur 11.9 për qind në bazë vjetore, bëri të ditur administrata.
Kina ka rritur investimet e saj në energjinë e rinovueshme ndër vite si pjesë e politikës së saj për zhvillimin e gjelbër. Në tetë muajt e parë të vitit, kompanitë e mëdha të energjisë në Kinë investuan 187.3 miliardë juanë (rreth 26.11 miliardë dollarë amerikanë) në projektet e energjisë diellore, duke shënuar një rritje me 82.7 për qind në bazë vjetore.
CFP
Investimet në projektet e energjisë bërthamore dhe të erës arritën në 52.2 miliardë juanë dhe 114.9 miliardë juanë, duke shënuar rritje përkatësisht me 56.9 për qind dhe 38.7 për qind nga një vit më parë, sipas të dhënave. (Elona)