Irani konfirmon shkëmbimin e të burgosurve me SHBA-në
2023-09-20 16:55:27
CFP
Shkëmbimi i të burgosurve midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili është planifikuar prej muajsh, do të bëhet të hënën e ardhshme, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme iraniane, njofton “ATSH”.
“Pesë shtetas amerikanë do të kthehen në Shtetet e Bashkuara. Në këmbim, SHBA-ja do të falë pesë shtetas iranianë të cilët janë dënuar ose akuzuar në vend”,- theksoi zëdhënësi Nasser Kanaani.
Prej disa javësh SHBA-ja dhe Irani po negocionin një shkëmbim të burgosurish.
Në gusht, gjyqësori iranian liroi disa shtetas amerikanë nga paraburgimi dhe i vendosi në arrest shtëpie.
Në këmbim, Irani kishte kërkuar rreth 6 miliardë dollarë, të cilat ishin ngrirë nga Koreja e Jugut për shkak të sanksioneve ndërkombëtare. (Fatosi)
Lajmet Kryesore