Kina e Kuba do ta përkrahin njëra-tjetrën në çështjet me interes thelbësor
2023-09-20 14:19:20

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kina dëshiron të punojë së bashku me Kubën për të zbatuar konsensusin e rëndësishëm të arritur nga udhëheqësit e lartë të të dy vendeve, duke vazhduar përkrahjen e ndërsjellë në çështjet lidhur me interesat thelbësorë të njëra-tjetrës, tha një zyrtar i lartë i PKK-së gjatë vizitës së tij në Kubë.

Li Xi, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së, i tha këto gjatë takimit me Sekretarin e Parë të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kubës dhe presidentin kubanez Miguel Diaz-Kanel.

Li bëri bëri një vizitë zyrtare në Kubë nga e shtuna deri të hënën.

Kina është gjithashtu e gatshme të punojë me Kubën për të nxitur zbatimin e Nismës së Zhvillimit Global, Nismës së Sigurisë Globale dhe të Nismës së Qytetërimit Global, duke krijuar bashkësinë e fateve të përbashkëta të njerëzimit, shtoi Li Xi gjatë takimit.

Nga ana e tij, Diaz-Kaneli tha se Kina ka qëndruar me vendosmëri përkrah vendeve të Jugut Global dhe ka mbrojtur efektivisht interesat e përbashkët të vendeve në zhvillim. Ai e falënderoi Kinën për ndihmën e dhënë për zhvillimin ekonomik e shoqëror të Kubës, si edhe për përkrahjen e vendosur ndaj luftës së popullit kuban kundër bllokadës e sanksioneve të njëanshme, dhe theksoi se pala kubane i përkrah me vendosmëri nismat globale të propozuara nga pala kineze. (Fani)