Starton në Korçë Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër
2023-09-19 17:36:36
Festivali i Filmit ne Korce (Foto Atsh)
Në qytetin e Korçës të hënën nisi Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër “Korça Short Film Festival”.
Këtë vit do të shfaqen 70 filma nga 28 vende të ndryshme të botës të cilat janë të ndara në tre kategori, ku 35 prej tyre do të garojnë në tri garat kryesore.
Festivali do të zhvillohet në ambientet e kinema “Majestic”, duke tentuar rivënjen në punë të një prej kinemave më të vjetra në Shqipëri.
99% e filmave janë premiera kombëtare, të cilët janë titruar në gjuhën shqipe dhe angleze.
Në jurinë e festivalit janë: Ilija Piperkoski nga Maqedonia e Veriut, Lulzim Hoti nga Kosova dhe Florenc Zerallari nga Shqipëria.
Festivali do të zgjasë deri më 22 shtator. (Fatosi)
Lajmet Kryesore