Qyteti Kerala në Indi merr masa ndaj infeksionit Nipah
2023-09-19 15:38:09

CFP

CFP

Shteti indian i Keralas ka lëshuar alarmin, pas konfirmimit se dy persona kanë humbur jetën nga virusi i rrallë i quajtur Nipah. Gjithashtu janë vendosur masa kufizuese për banorët në mënyrë që të shmanget përhapja e infeksionit, njofton “RTSH”.

Një nga vdekjet ndodhi në fillim të këtij muaji, ndërsa tjetra ndodhi më 30 gusht, të dyja në qytezën Kozhikode, thanë zyrtarët. Dy të afërm të një viktime kanë rezultuar pozitivë me virusin dhe po trajtohen në spital. Ky është shpërthimi i katërt i Nipah në Kerala që nga viti 2018.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, infeksioni i virusit Nipah është një sëmundje zoonotike e transmetuar nga kafshët, si derrat dhe lakuriqët e natës, te njerëzit.

Njerëzit që e kontraktojnë virusin ndonjëherë nuk shfaqin simptoma të dukshme, ndërsa të tjerët shfaqin shenja të problemeve akute të frymëmarrjes.

Në raste të rënda, infeksioni Nipah mund të rezultojë në encefalit fetal e cila është një gjendje serioze që mund të prekë edhe prek trurin. Shkalla e vdekshmërisë në mesin e personave që infektohen me virusin është e lartë pasi nuk ka asnjë ilaç apo vaksinë në dispozicion për të trajtuar infeksionin.  (Fatosi)