Kina vendos standardin e parë të industrisë gjeotermale në botë për të nxitur tranzicionin e gjelbër
2023-09-19 12:03:56

CFP

CFP

Kina vendosi standardin e parë të industrisë gjeotermale në botë për të nxitur tranzicionin global të gjelbër dhe me karbon të ulët, njofton “CGTN”.

Standardi, i zbuluar në Kongresin Botëror Gjeotermik 2023, i cili u përmbyll të dielën në Pekin, rekomandon praktikat e ngrohjes gjeotermale hidrotermale me temperaturë mesatare deri në të ulët, bazuar në praktikat e ngrohjes të vetë Kinës.

CFP

CFP

Testet e mëparshme të kryera në provincën Hebei të Kinës veriore kanë treguar se standardi mund të sigurojë zhvillimin dhe përdorimin e qëndrueshëm të projekteve të ngrohjes gjeotermale.

Kontribuesit në standard përfshijnë “Sinopec Group”, Korporatën Kombëtare të Naftës së Kinës, Universitetin Tsinghua, Universitetin e Naftës dhe Universitetin e Gjeoshkencave.

Ky është viti i parë që Kina organizon Kongresin Botëror Gjeotermik. Veprimtaria u zhvillua nga e premtja deri të dielën, me temë “Gjeotermi e pastër, tokë e gjelbër”. Mbi 1400 të ftuar nga 54 vende morën pjesë në kongresin, i cili u organizua nga Qendra Kombëtare e Energjisë Gjeotermale, organizuar nga “Sinopec Group”. (Fatosi)

CFP

CFP