Kryebashkiaku i Shkodrës: Hapësira të nevojshme për përdoruesit e biçikletave
2023-09-19 17:35:04

Shkodra e bicikletave (Foto Atsh)

Shkodra e bicikletave (Foto Atsh)

Në Shkodër po zhvillohet Java Evropiane e Lëvizjes, gjatë të cilës janë organizuar disa veprimtari edukuese, sportive e ndërgjegjësuese.

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, në një postim në rrjetet sociale, cituar nga “ATSH”, deklaroi se po punohet për të krijuar hapësirat e nevojshme për përdoruesit e tyre.

“Binomi i Shkodrës me biçikletën do të jetë edhe më i fortë e më i mirëmenduar në çdo hap të zhvillimit të bashkisë sonë që do të ndërmarrim”,- shkruan Beci.

Prej muajit maj 2023 janë realizuar 1500 metrat e para të korsive të biçikletave dhe po vijon instalimi i trafikndarësve për korsitë e biçikletave për afro 3000 metra të tjera. (Fatosi)