Turqia do të prodhojë makinat Tesla
2023-09-19 16:00:07

CFP

CFP

Turqia synon të ketë një fabrikë për prodhimin e makinave “Tesla”, një nga markat më luksoze të automjeteve me bateri, njofton “RTSH”.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ia bëri kërkesën vetë drejtuesit të kompanisë, Elon Musk në një takim që patën në kuadër të vizitës së tij në New York, ku do të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së.

Presidenti Erdoan tha se ai është i hapur të bashkëpunojë me Tesla-n në fushën e inteligjencës artificiale dhe Starlinkun, shërbimin satelitor që menaxhohet nga sipërmarrja amerikane.

Musk raportohet se do të marrë licencat e nevojshme nga autoritetet turke për shërbimin.

Aksionet e Tesla-s në bursë janë rritur me 123 për qind gjatë këtij viti dhe prodhuesi i makinave informoi të shtunën se ka prodhuar makinën e 5-miliontë. (Fatosi)

CFP

CFP