Kina bën të ditur se nuk i është kërkuar të marrë pjesë në testet radioaktive të ujit në Fukushima
2023-09-19 11:29:22

CFP

CFP

Ambasada e Kinës në Japoni njoftoi se Kina nuk është ftuar të marrë pjesë në analizën dhe testimin krahasues të ujit të ndotur bërthamor të shkarkuar nga termocentrali bërthamor Fukushima, njofton “CGTN”.

Vërejtjet u bënë si përgjigje ndaj raporteve të mediave që pretendonin se Kina ka refuzuar të bashkohet me mekanizmin ndërkombëtar të monitorimit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

“Kina ka përsëritur nevojën për të krijuar një marrëveshje monitorimi ndërkombëtar afatgjatë dhe efektiv me pjesëmarrjen e plotë të vendeve fqinje dhe palëve të tjera të interesuara”,- bëri të ditur ambasada. (Fatosi)