Bie me 3.1% numri i aksidenteve gjatë këtij viti në Shqipëri
2023-09-19 15:44:32

Aksident rrugor (Foto Atsh)

Aksident rrugor (Foto Atsh)

Në tetëmujorin e vitit 2023, numërohen 770 aksidente rrugore nga 795 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas raportit të publikuar nga INSTAT, cituar nga “ATSH”, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 3.1%.

Të dhënat tregojnë se numri i të aksidentuarve është 1067 persona nga 1123 persona të aksidentuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërsa aksidentet rrugore, në 12.2% të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

Gjithsesi, numri i aksidenteve për shkak të sjelljes së këmbësorit për tetëmujorin është ulur me 5.1%. (Fatosi)