Prodhuesi kinez i automjeteve do të dorëzojë 300 automjete me energji të re në Turqi
2023-09-19 15:04:01

CFP

CFP

Kompania kineze “Jiangxi Jiangling Group Electric Vehicle Co., Ltd.” do të dorëzojë 300 automjete me energji të re (NEV) në Turqi në tetor, njoftoi kompania, citon “Xinhua”.

Modeli “Jiangling Yi” që do të eksportohet në Turqi përdor një kombinim të dyfishtë motorësh, me një fuqi totale prodhimi prej 170 kW dhe një përshpejtim prej 100 km brenda 5.8 sekondave, sipas Nie Xiaoyong, nënkryetar i Institutit të Kërkimeve Inxhinierike në kompani.

Sipas një marrëveshje bashkëpunimi të nënshkruar nga kompania dhe partneri i saj në Turqi, midis viteve 2024 dhe 2026, partneri i saj turk do të krijojë ekipe profesionale shitjesh dhe salla ekspozite në Turqi dhe do të ndërtojë një rrjet shitjesh me 35 tregtarë brenda tre viteve.

“Jiangxi Jiangling Group Electric Vehicle Co., Ltd.”, e cila ndodhet në qytetin Nanchang, në provincën Jiangxi të Kinës lindore, është themeluar në vitin 2015. Ajo është një kompani automjetesh me energji të re që integron kërkimin dhe zhvillimin, prodhimin dhe shitjet e këtyre makinave, si dhe pjesëve të këmbimit. (Fatosi)