Kina dënon shkeljen e të drejtave të njeriut nga Japonia duke lëshuar ujin e ndotur bërthamor në Paqësor
2023-09-18 14:51:16

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Qeveria japoneze nisi lëshimin në mënyrë të njëanshme dhe me forcë të ujit të ndotur bërthamor të Fukushimës në det, duke shkelur seriozisht të drejtat e shëndetit, të zhvillimit dhe të mjedisit të popujve të vendeve bregdetare të Oqeanit Paqësor, e madje edhe të mbarë botës. Kështu vuri në dukje ambasadori i Kinës në Zyrën e OKB-së në Gjenevë dhe organizata të tjera ndërkombëtare në Zvicër Chen Xu në fjalimin e tij të mbajtur të enjten gjatë dialogut ndërveprues mes Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së me Raportuesin e Posaçëm mbi të drejtat e njeriut për  ujë të pijshëm të sigurt dhe higjienë. Sipas përfaqësuesit kinez, ligjshmëria dhe siguria e veprimit të Japonisë janë vënë në pikëpyetje nga komuniteti ndërkombëtar dhe janë kundërshtuar fuqishëm nga njerëzit në Japoni, Korenë e Jugut dhe vende të tjera.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Chen Xu vuri në dukje gjithashtu që, nëse uji i ndotur bërthamor i Fukushimës  është i sigurt, atëherë ai nuk ka nevojë të shkarkohet në det, ndërsa nëse nuk është i sigurt,atëherë nuk mund të shkarkohet në det. Pala kineze i bën thirrje Këshillit të të Drejtave të Njeriut t'i kushojë më shumë vëmendje këtij problemi dhe ta nxitë palën japoneze të ndalojë veprimin e saj.