Media amerikane: Polarizimi po rrezikon demokracinë amerikane
2023-09-18 11:06:18

CFP

CFP

Sipas njoftimeve të së enjtes të medies amerikane "USA Today", polarizimi i ShBA-së po e ka dëmton dhe rrezikon demokracinë  amerikane. Besimi i amerikanëve te institucionet shtetërore kryesore (si sistemi i drejtësisë, Kongresi, policia, shkollat publike etj.) ndodhet ose po i afrohet nivelit më të ulët historik. Publiku zgjedh që të mos dëgjojë ose të mos besojë opinionet e të tjerëve dhe të institucioneve. Sipas një sondazhi të vitit të kaluar nga Qendra e Studimit "Pew",72 % e republikanëve janë të mendimit se demokratët janë më të pandershëm e më të pamoralshëm se amerikanët e tjerë, ndërsa mbi 60 % e demokratëve i fajësojnë republikanët për këto defekte. Të dy partitë nuk bëjnë kompromis, duke e çuar demokracinë dalëngadalë në amulli dhe duke bërë që qeveria e ShBA-së  të mos i shërbejë popullit ose të mos administrohet nga populli. (Xu Guang)