Emigrantët në Lampedusa, kryeministrja italiane kërkon mbështetje nga BE
2023-09-18 11:48:07

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni/CFP

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, njoftoi masa të reja në lidhje me fluksin e emigrantëve drejt vendit.

Ajo pritet të propozojë zgjatjen e periudhës së ndalimit në qendrat e ndalimit për riatdhesimin e personave që hyjnë ilegalisht në vend nga 12 në 18 muaj, duke respektuar legjislacionin evropian.

Masat e reja nuk përfshijnë azilkërkuesit për të cilët afati maksimal i qëndrimit është 12 muaj, njofton “RTSH”.

Meloni deklaroi se Italia ka nevojë për një mision evropian, duke përfshirë edhe një marrëveshje me autoritetet e Afrikës së Veriut për të bllokuar nisjen e varkave me emigrantë.

Kryeministrja tha se i ka kërkuar presidentit të Këshillit të Evropian, Charles Michel, që të përfshijë çështjen e emigracionit në agjendën e KiE-së në tetor.

CFP

 emigrantë në Itali/CFP

Mbi 7 mijë emigrantë kanë zbarkuar që nga e marta në Lampedusa, numër më i lartë se popullsia e këtij ishulli.

Nga mesnata e së shtunës, 121 persona nga Afrika e Veriut, mes tyre edhe trupi i pajetë i një foshnje të porsalindur, mbërritën në qytetin italian. (Fatosi)