“Bloomberg”: Leku renditet në vendin e 6-të mes 150 monedhave
2023-09-18 11:23:11

Leku (Foto Rtsh)

Leku (Foto Rtsh)

Agjencia “Bloomberg” e ka renditur monedhën shqiptare, lek, mes më të mirave për performancë.

Agjencia ndërkombëtare vlerëson si befasues faktin që në pak më shumë se 9 muaj të 2023-it, leku i Shqipërisë renditet në vendin e 6-të nga 150 monedha në renditjen botërore të performancës së “Bloomberg”, njofton “RTSH”

Sipas “Bloomberg”, monedha e fortë dhe performanca makroekonomike e Shqipërisë po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e investitorëve ndërkombëtarë.

Edhe “RBI Group Capital Markets”, që vizitoi Tiranën gjatë korrikut, bëri të ditur se rritja e të ardhurave nga turizmi përbën pjesën kyç të historisë pozitive.

Në këndvështrimin afatgjatë, investitorët vlerësojnë perspektivën e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE, që siguron rritje të reformave dhe qeverisje të mirë.

Analistët e këtyre agjencive kanë arritur në përfundimin se Shqipëria, jo vetëm që është gjithnjë e më shumë në hartat e turistëve globalë, por në mënyrë progresive do të kalojë edhe në hartat e investitorëve globalë. (Fatosi)