Akropoli grek ndryshon sistemin e hyrjes për vizitorët
2023-09-18 14:39:18

Akropoli (Foto Atsh)

Akropoli (Foto Atsh)

Në pikën turistike greke, Akropol, ka hyrë në fyqiu një sistem i ri për vizitorët.

Sistemi do të mbrojë monumentin dhe do ta bëjë më të lehtë për vizitorët që të shijojnë pamjet, ku numri i tyre gjithsesi nuk mund të kalojë 20.000 persona.

Në një intervistë për mediet lokale, ministrja e Kulturës tha se një kufi prej 20.000 vizitorësh në ditë për Akropolin bazohet në një raport nga Organizata e Menaxhimit dhe Zhvillimit të Burimeve Kulturore, e cila sugjeroi se kufiri ishte për të parandaluar bllokimin dhe për të mbrojtur vendin e lashtë dhe ikonik, shkruan “ATSH”.

Sipas ministres, raporti ka marrë parasysh sasinë e kohës që vizitorët shpenzojnë në të dhe synon të sigurojë një fluks të vazhdueshëm turistësh, si dhe të parandalojë bllokimet në hyrje veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit kur është dhe trafiku më i madh drejt Partenonit.

Sistemi i ri online gjurmon numrin e vizitorëve, duke kontrolluar kufirin e tyre, pasi zona të mbushet me numrin e caktuar të vizitorëve.  (Fatosi)