Ministrja Denaj: Do të vijojmë mbështetjen me subvencione në prodhim
2023-09-18 14:52:40

Ministrja Denaj (Foto Atsh)

Ministrja Denaj (Foto Atsh)

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ka premtuar vijimin e mbështetjes me subvencione për të garantuar konkurrueshmëri në prodhim, shkruan “ATSH”

Gjatë një takimi në Malësinë e Madhe, me fermerët, blegtorët dhe aktorë të tjerë që operojnë në sektorin rural, ministrja Denaj, duke iu referuar zhvillimit të zonës, tha se ky model investimi përcjell mesazhin e zhvillimit që ka ndodhur, por edhe të potencialit që është ende për t’u zhvilluar.

Pritshmëritë e kësaj zone janë përtej shifrës 1 milion euro eksporte në vit.

Ministrja u bëri apel fermerëve të bashkëpunojnë për zgjerimin e bashkimit për ekonomi dhe cilësi, përmes kontratave të qëndrueshme që garantojnë rritje të konkurrueshmërisë së prodhimit, përdorim të teknologjive të avancuara, më shumë përfitime subvencionesh dhe të ardhurash ekonomike. (Fatosi)