Bashkia SHkoder (Foto Atsh)
Bashkia Shkodër do të jetë përfituese e investimit që do të ndërmarrë BERZH-i për ndërtimin e rrugës Muriqan-Lezhë në kuadër të projektit të Korridorit Adriatik Jonian, njofton “ATSH”.
“Me ndërtimin e Autostradës Adriatiko Joninane, Bashkia Shkodër ka një pëfitim të jashtëzakonshëm sa i përket krijimit të lidhjes direkte me vendet e BE-së, lehtësimit të trafikut në pikat ndërlidhëse me Velipojën dhe Muriqanin, por edhe në rindërtimin e rrugëve të brendshme lidhëse”, vuri në dukje Bashkia e Shkodrës, në një njoftim të saj.
Korridori Adriatiko-Jonian, nga Miloti në Fier, do të kalojë përmes Thumanës dhe Rrogozhinës dhe më pas duke u lidhur me Shëngjinin, Velipojën, për të kaluar nga ana më panoramike e bregdetit drejt Malit të Zi.
Me këtë aks kryhet kapërcim epokal për Shqipërinë turistike dhe ekonominë e këtyre territoreve. (Fatosi)